Gazeta Si – Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul se dosja kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është qeveritare.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike ka treguar prapaskenat, sipas tij, të arrestimit të Veliajt.
“Erion Veliaj duhej eliminuar”, u shpreh Berisha, teksa theksoi se kryebashkiaku u mbajt në survejim nga “Nesti Angoni”, kallëzuesi anonim falë të cilit SPAK ngrtiti akuzat dhe pretendon se ato përputhen.
Berisha deklaroi se i kanë kontrolluar telefonin kryebashkiakut, si edhe i kanë survejuar takimet, udhëtime hotelet ku flinte në Vienë.
“Nesti Angoni regjistronte telefonat e Erion Velisë, regjistronte, survejonte takimet, udhëtimet e Velicës e të Erjonit, hotelet ku flinte në Vienë, survejonte Klotidën kur takohej e Velicën apo bashkëpunëtore të saj, – tha ai. – Nesti Angoni ishte në fakt shteti vetë, Ishte Bistri, Balluku, Rama, pa asnjë lloj mëdyshje. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri, por është totalisht dosje qeveritare ajo kundër Erion Veliajt”.
Berisha theksoi se “Erion Veliaj duhej eliminuar dhe këtë vendim Rama e kishte marrë me kohë. Kishe paralajmëruar arrestimin e Erion Veliajt, kishte kërcënuar Erion Veliaj. Rama nuk parashkoi se me Erion Veliajn po priste degën ku qëndronte vetë sepse në vepra janë lidhur si vëllezër siamezë. Rama ndoshta donte arrestimin e tij e tij në dhjetor apo pak më parë kur ai e zëvendësoi pothuajse plotësisht me 3-she tjetër elektorale në Tiranë. Ndodhi në një kohë kur nuk ishte koha më e përshtatshme për të. Por miq u tregoi shqiptarëve se sa të pangopur janë në vjedhje këta qeveritare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




