Treg

Nis hetim për Vodafone Albania dhe One Albania: Dyshim për rritje çmimesh dhe kufizim i konkurrencës

Nga Gazeta ‘SI’ –Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim dy kompanitë e shërbimit celular në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Sipas njoftimit të Konkurrencës, hetimi është hapur bazuar në dyshimet për rritje të çmimit nga Vodafone dhe disa ankesa për One.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë