Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti Erion Braçe nga Kuvendi kritikoi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.
Nisma e propozuar nga deputeti Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%.
Braçe vuri në dukje se KQZ e ka bllokuar këtë nismë në mënyrë të padrejtë dhe i kërkoi Parlamentit të ecej përpara, duke përsëritur edhe njëherë se do e paguante ai gjobën e KQZ.
Ai shprehu shqetësimin pse Celibashi pezulloi nismën e tij për TVSH. Madje nuk mungoi edhe debati në sallë me deputeten demokrate Çupi, e cila kërkoi t’i pritej fjala. Braçe i kujtoi se po fliste për procedurë dhe “jo për qiellin”, duke i rekomanduar që “të lexonte ndonjë gjë”.
“Unë rekomandoj të ecim përpara me nismën. Edhe nëse KQZ vendos gjobë, na penalizon, gjobën do e paguaj unë”, tha deputeti socialist ndër të tjera.
“Më vjen keq. Komisioneri nuk e ka lexuar. Ka parë vetëm titullin”, u shpreh Braçe.
Kurse deputeti Dashnor Sula iu kundërpërgjigj, duke thënë se në Komisionin e Ekonomisë dhe Ligjeve është diskutuar “Paketa e maleve” me qëllime elektorale dhe se PS nuk ka bërë asgjë për Bujqësinë ndër këto vite, duke u kujtuar tani në fushatë, që i quajti edhe “lot krokodili”.
Nisma e propozuar nga deputeti Erion Braçe kërkon barazimin e TVSH-së 20%/në bujqësi, pasi sot një grumbullues kur blen produktin tek fermeri rimbursimin e TVSH-së e ka 0%, ndërsa kur e blen në import rimbursohen 20%.
Me argumentin se ky projektligj nuk sjell favore tatimore, Komisioni i Ekonomisë kërkoi sqarime nga KQZ se ku preket kodi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




