Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike do të zhvillojë primaret më datën 1 Mars.
Kryesia e PD-së ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku.
Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.
Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve. Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.
Ata të cilët kalojnë pragun (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.
Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Këshillin Kombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




