Politike

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Numërimi në diasporë me komisionerë partiakë

Nga Gazeta ‘SI’ – Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke sanksionuar se posta për votën e diasporës si për dërgimin dhe kthimin do të përballohet financiarisht nga shteti.

Ndërkohë socialistët kanë rrëzuar propozimin e PD-së që emigrantët të votojnë me dokumente të huaja biometrike të shtetit ku ata jetojnë.

Palët kanë rënë dakord që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. Me votat e mazhorancës kaloi dhe propozimi për afrimin e afateve për listën e kandidatëve për deputet, ndërsa PD votoi kundër.

Këto ndryshime në Kodin Zgjedhor do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare. Për miratimin e tyre socialistëve në pushtet ju duhen të paktën 84 vota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë