Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama është futur për herë të dytë ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai qëndroi gati 30 minuta, ku zhvilloi një mbledhje dhe komandoi si drejtuesen e re të bashkisë, Anuela Ristanin, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, raporton Top Channel.
Kjo është hera e dytë brenda ditë që kryeministri shkoi në bashkinë e kryeqytetit, teksa edhe gjatë paradites zhvilloi takim me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.
Ndërkohë pak më vonë këtë mbrëmje, do të mbahet aktiviteti me rastin e 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet. Pritja zyrtare do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet prezenca e trupave diplomatike, personaliteteve e artistëve shqiptare.
Në mungesë të Veliajt, pritet që të marrë pjesë në event kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




