Politike

Rama goditi tavolinën dhe mbylli Live-n, Berisha: U shkallmua sa iu kujtua konsulenti Chris LaCivita

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në Facebook, momentin kur kryeministri Edi Rama godet tavolinën i acaruar dhe më pas e mbyll Live-n.

Berisha shprehet sipas tij se Rama u shkallmua sapo iu kujtua konsulenti Chris LaCivita, i cili bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump dhe tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.

Më tej, kreu demokrat kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.

“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lëre drogën, të merr shëndetin! sb”, shkruan Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë