Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë rozë këtë të hënë përreth 1 orë (10 Shkurt), drejtuesit politikë të qarqeve.
Pas mbledhjes nuk dha asnjë koment për mediat dhe u largua drejt Shkodrës, ku do të zhvillojë një sërë inspektimesh.
Fokusi gjatë mbledhjes ka qenë sërish vota e Diasporës, duke kërkuar të punohet për rritjen e numrit të regjistrimeve deri në përfundim të afatit.
Pas mbledhjes Rama u largua me Taulant Ballën, drejtuesin politik për diasporën.
Kryeministrit iu kërkua edhe një koment për zgjedhjet në Kosovë, por refuzoi prononcimin për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




