Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë për rastet kur konstatojnë se nuk figurojnë në listën e zgjedhësve ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi.
Kryetari Ilirjan Celibashi u është drejtuar 9 partive parlamentare në Kuvend që të marrin parasysh kërkesën, teksa ia ka dërguar edhe kryeparlamentares Elisa Spiropali ndryshimin që kërkohet, ku nga 7 ditë para zgjedhjeve si afat për ankimimin, në rastin e emigrantëve të bëhet të paktën 30 ditë para zgjedhjeve, në mënyrë që vota me postë të dërgohet dhe të kthehet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




