Bota

Të shtëna me armë jashtë një klubi nate në New York, të paktën 11 të plagosur (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA në ditën e parë të vitit.

Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat masive në klubin e natës Amazura në Queens, New York.

Departamenti i Policisë së New York (NYPD) nuk ka dhënë detaje rreth incidentit ndërkohë që postimet në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja përkoi me një sulm vdekjeprurës në New Orleans në ditën e Vitit të Ri, ku 15 u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën, nga një sulm i cilësuar terrorist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë