Bota

Moska mbyll përkohësisht të gjithë aeroportet e saj pa dhënë ndonjë arsye

Nga Gazeta ‘Si’ – Të katër aeroportet e Moskës janë mbyllur përkohësisht, sipas mbikëqyrësit të aviacionit të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Aeroporti në Kaluga, i cili është 160 km në jugperëndim të Moskës, është mbyllur gjithashtu.

“Ekuipazhet e avionëve, kontrollorët e trafikut ajror dhe shërbimet e aeroportit po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e fluturimit,” tha Rosaviatsia në një deklaratë.

Ende asnjë arsye nuk është dhënë nga autoritetet në Rusi lidhur me mbylljen e aeroporteve.

Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka sjellë edhe probleme të herëpashershme me fluturimet, pasi në disa raste raketat kanë rrezikuar edhe sigurinë e avionëve.

Një avion i Azerbajxhan Airlines me 67 persona në bord u rrëzua ditën e djeshme në Kazakistan, pasi dyshohet se u godit nga shpërthimi i një rakete ruse. Në fillim u dyshua se avioni u përplas me një tufë zogjsh por nga shenjat e plumbave në trupin e tij, u dyshua për një sulm nga Rusia. Megjithatë, hetimet vazhdojnë ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë