Bota

Zjarr në ashensorin e Kullës Eifel në Paris, evakuohen 1.200 persona

Gazeta Si – Kulla Eifel u evakuua mëngjesin e kësaj të marte në Paris për shkak të një zjarri që filloi midis katit të parë dhe të dytë të boshtit të ashensorit.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore për mediat lokale. Zjarrfikësit e Parisit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët. Gjithsej, rreth 1200 njerëz u evakuuan nga policia.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, zjarri ka përfshirë boshtin e ashenshorit midis katit të parë dhe të dytë të kullës. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë mbinxehja e një kablloje elektrike.

“Një zjarr është duke u zhvilluar në Kullën Eiffel. Flakët janë vërejtur në boshtin e ashensorit midis katit 1 dhe 2. Të gjithë njerëzit në afërsi janë evakuuar. Zjarrfikësit janë ende duke punuar”, shkruajnë në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes, Kulla Eifel u mbyll për një periudhë të shkurtër, ndërsa autoritetet filluan hetimet për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë