Nga Gazeta ‘Si’ – Të paktën 12 persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi të madh në një fabrikë eksplozivësh në veriperëndim të Turqisë.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya shkoi menjëherë në vendngjarje, teksa konfirmohen se nga shpërthimi 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në fshatin Kavakli në provincën Balikesir, ndërsa guvernatori i rajonit tha se nuk kishte dyshime për sabotim.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarreve teksa situata është delikate për shkak të materialeve që ndodhen në fabrikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.