Bota

Izraeli pranon për herë të parë se vrau liderin e Hamasit në Iran

Nga Gazeta ‘Si’ – Ministri izraelit i Mbrojtjespranoi për herë të parë se Izraeli vrau liderin politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran në muajin korrik.

Israel Katz i bëri komentet në një fjalim, gjatë së cilit u zotua së tashmë në objektivin e tij ishin futur dhe liderët e lëvizjes houthi në Jemen, të cilët po ashtu mbështeten nga Irani.

Haniyeh u vra në një ndërtesë teksa po qëndronte në kryeqytetin iranian në një sulm që i atribuohet gjerësisht Izraelit.

62 vjeçari konsiderohej gjerësisht lideri i përgjithshëm i Hamasit dhe luajti një rol kyç në negociatat që synonin arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Pas vrasjes së tij, Hamasi emëroi Jahya Sinwar,  një nga arkitektët kryesorë të sulmeve të 7 tetorit, si udhëheqësin e grupit.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një reagim për mediat zbuloi se është arritur përparim drejt arritjes së marrëveshjes për një armëpushim në Gaza me Hamasin, por nuk dha një afat të qartë se kur luftimet do të përfundojnë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë