Ekonomi

Kriza e shëndetit mendor ka goditur botën – Depresioni i kushton botës 1 trilionë $ në vit

Rreth 12 mld ditë pune humbin në vit për shkak të depresionit, duke i kushtuar ekonomisë botërore 1 trilionë dollarë.

Nga Gazeta ‘SI’ – Një pandemi e shëndetit mendor ka gllabëruar tregun botëror të punës, me shërbimet financiare që janë sektori më i goditur, sipas bizneseve dhe ekonomistëve.

Një anketë e kryer nga Deloitte gjatë këtij viti, gjeti se një masë e fuqisë punëtore në Angli vuan nga 1 prej 3 shqetësimeve mendore – lodhja, performanca e ulët dhe një diferencim ndaj punës – norma ishte më e lartrë në financë dhe sigurime. Kostoja vjetore për një punonjës me shëndet të dobët mendor në këto sektorë ishin 5.379 paund, dyfishi i sektorëve të tjerë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe asaj të punës, rreth 12 mld ditë punë humbasin çdo vit për shkak të depresionit dhe ankthit, duke i shkaktuar ekonomisë botërorë 1 trilionë dollarë dëme. “Shkalla e problemit është shqetësues, sidomos tek të rinjtë”, thotë Kate Pickett, profesorë e epidemiologjisë në universitetin e York. “Njerëzit pyesin nëse ne po gjejmë më shumë probleme mendore sepse më shumë njerëz po raportojnë, por rritja është e fortë dhe ka diçka reale”, shton ajo. Faktorët që po ndikojnë në krizën e shëndetit mendor nisin që nga kostot e jetesës e tek përdorimi i rrjeteve sociale. Por bizneset po kërkojnë mënyrë që të rrisin mirëqenien e punëtoreve.

“Udhëheqësit duhet të përgatiten për më shumë diskutime mbi shëndetin mendor”, thotë John Flint, ish-drejtues në HSBC.

Një dobësim i shëndetit mendor nisi që prej pandemisë së Covid-19, që sipas OBSH-së vetëm për 2020-2021. “Ende nuk ka mbaruar”, thotë  Dan Chisholm, një specialist i shëndetit mendor në OBSH. “Disa njerëz ende po vuajnë një ‘letargji’ të pandemisë”.

Elizabeth Hampson, nga grupi i studimit të Deloitte thotë se përkeqësimi i mirëqenies së të rinjve është presion edhe për prindërit, me 1 në 5 fëmijë që kanë probleme mendore në 2023-shin nga 1 në 9 në 2017-n.

Një anketë globale gjeti se problemet janë më të zakonshme në kompanitë e financës dhe ligjit edhe pse këta janë sektorët që bëjnë më shumë për të promovuar mirëqenien mendore.

Investimi në shëndetin mendor është shpërblyer me të mirë në rekrutimin e stafit, më pak ditë sëmundjesh dhe një rritje të produktiviteti deri në 40-60%

Një studim i fundit nga studiues të universitetit të Oksfordit, duke përdorur të dhëna nga uebsajti i rekrutimit Indeed, ilustroi rastin e biznesit për të investuar në përmirësimin e shëndetit mendor në vendin e punës. Duke analizuar përgjigjet nga 1 milion punëtorë në 1,782 kompani të listuara publikisht në SHBA, zbuloi një “marrëdhënie të fortë pozitive midis mirëqenies së punonjësve dhe performancës së firmës”, tha Jan-Emmanuel De Neve, profesor i ekonomisë në Oksford dhe drejtues i projektit.

Një portofol i simuluar i aksioneve i 100 kompanive që shënuan më të lartat në sondazhet e mirëqenies së Indeed, i tejkaloi vazhdimisht indekset kryesore të tregut të aksioneve. “Ne kemi zbuluar se mënyra se si njerëzit ndihen në punë është vazhdimisht një tregues i mirë kryesor i performancës së ardhshme të tregut dhe financiar,” tha De Neve. Që nga janari 2021, portofoli kishte performuar 11% më mirë se S&P 500, shtoi ai. Megjithatë, pas përparimit të madh në përmirësimin e shëndetit mendor në punë, disa aktivistë si Unsted po paralajmërojnë për shenja shqetësuese të një ndryshimi – pjesërisht si rezultat i një reagimi kundër qëndrimeve “të zgjuara” (lëvizja “woke” në SHBA) dhe besimit se shqetësime të tilla madje nxisin çrregullime të shëndetit mendor.

“Ka më shumë retorika të padobishme që po qarkullojnë, me njerëz që përdorin terma si ‘flokë dëbore’ (një person që preket shpejt) dhe fillojnë të trajtojnë shëndetin mendor si një shkak i pasivitetit në ekonomi,” tha ajo. “Kam frikë se kjo po çon në një rritje të stigmës që do t’i pengojë njerëzit të flasin për të. Kjo është një sfidë për ne dhe partnerët tanë të biznesit, por ne do të vazhdojmë të luftojmë.”

Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazeta ‘Si’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë