Bota

Trump ‘mposht’ ABC, TV do të duhet t’i paguajë 15 milionë dollarë pas akuzës për përdhunim

Gazeta Si - Rrjeti televiziv amerikan ABC ka njoftuar një marrëveshje jashtë gjykatës për të rrëzuar një padi për shpifje të hapur nga Donald Trump.

Rrjeti do të paguajë 15 milionë dollarë për një fondacion dhe muze presidencial që ende nuk është krijuar, 1 milion dollarë të tjerë për tarifat ligjore të Trump dhe do të kërkojë falje për fjalët e mikpritësit George Stephanopoulos në një intervistë në mars.

Gazetari kishte thënë vazhdimisht se Trump ishte shpallur fajtor për përdhunimin e shkrimtares E. Jean Carroll.

Avokatët e kandidatit republikan të atëhershëm për Shtëpinë e Bardhë i kishin cilësuar deklaratat e tij si “të rreme, dashakeqe dhe që synonin të shkaktonin dëm”.

Në vitin 2023, gjyqësori civil e shpalli Trumpin fajtor për abuzim seksual (në një episod që ndodhi në vitet 1990) dhe shpifje të mëvonshme kundër shkrimtares, duke e urdhëruar atë t'i paguante 88 milionë dollarë dëmshpërblim, por kurrë nuk i vërtetoi akuzat e raportuara për përdhunim nga Carroll, për shkak të mungesës së nivelit të nevojshëm të provave.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë u kritikua nga disa komentues të Partisë Demokratike dhe mediave, sipas të cilëve tv amerikan duhej të kishte luftuar për këtë çështje: gjyqtari kishte vendosur një ditë më parë që Stefanopulos duhet të kishte dëshmuar në gjykatë.

"Një precedent i tmerrshëm", - shkruan ish-eksperti i medias “Washington Post”, Paul Fahri në platformën “X”.

Në Fox Neës, televizioni i krahut të djathtë të Rupert Murdoch, këshilltari i Trump, Jason Miller, deklaroi dje se "toni i medias ka ndryshuar" në një mënyrë më të favorshme ndaj presidentit të zgjedhur amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë