Gazeta Si- Donald Trump është “Njeriu i Vitit” sipas revistës “Time” për vitin 2024. “Rilindja e tij politike nuk ka asnjë paralele në historinë amerikane”, shkruan revista, duke bërë të ditur zgjedhjen. Kjo është hera e dytë që presidenti i zgjedhur amerikan shpallet “Njeriu i Vitit”.
E para ishte në vitin 2016 pasi mposhti Hillary Clinton në zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë. Trump në revistën “Time” mundi rivalen e tij Kamala Harris dhe mbështetësin e tij të madh Elon Musk (ky i fundit “Njeriu i Vitit 2021”), të cilin revista e kishte përfshirër në listën e ngushtë të dhjetë finalistëve.
Dalja si fitimtar në kopertinën e “Time” është konsideruar gjithmonë si sinonim i fuqisë dhe suksesit. Kufiri karakteristik i kuq i prezantuar për herë të parë në vitin 1927 është një lloj diademë që kurorëzon këdo që ndodhet në qendër dhe është bërë marka e revistës.
Donald Trump is TIME's Person of the Year https://t.co/IjP5W2otV5 pic.twitter.com/CVHX9o0DB3
— TIME (@TIME) December 12, 2024
Në dhjetor të të njëjtit vit u përurua edhe nominimi i “Njeriut të Vitit”, duke ia atribuar atë aviatorit Charles Lindbergh.
Që nga viti 1999, formulimi është ndryshuar në "Personi i vitit" në mënyrë që të përfshihen grupe, ide ose një objekt që kanë ndikuar veçanërisht në 12 muajt e mëparshëm.
Në vitin 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte protagonist, ndërsa - për shembull - në 1988 kopertina e “Njeriut të Vitit” iu kushtua Tokës së kërcënuar nga ndotja (vëmendja ndaj mjedisit u rinovua në 2019 me zgjedhjen e aktivistit suedeze Greta Thunberg).
Ai i vitit 2006, megjithatë, iu kushtua çdo personi që mbante revistën në dorë falë imazhit të një ekrani PC që reflektonte si një pasqyrë: në emër të individit të kuptuar si në qendër të krijimit të përmbajtjes digjitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.