Bota

Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, liderët botërorë në Paris! Kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh

Katedralja e Parisit, Notre-Dame është rihapur këtë të shtunë, pas 5 vitesh pune rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.

Të pranishëm në ceremoni ishin liderë nga e gjithë bota.

Ndër të parët që kanë mbëritur në vend kanë qenë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky. Para nisjes së ceremonisë, Macron priti në pallatin presidencial Elysse, Trumpin dhe presidentin ukrainas, të cilët zhvilluan një takim trepalësh.

Pas takimit trepalësh, Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron mbërriti në katedralen ikonike. AI u prit atje nga kryeministri Michel Barnier, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një kryeministri tjetër.

Në ceremoninë hapesë ishin pjesë Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden (pa presidentin Joe Biden), kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti Sergio Mattarella dhe jo vetëm. E pranishme nuk ishte Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Hapja e katedrales u bë në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet u zhvendosën brenda kishës. Rihapja e katedrales Notre-Dame u kthye në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.

Një program shumë intensiv që sheh Presidentin Emmanuel Macron në një klimë të errësuar nga kriza politike pas rënies së qeverisë Barnier dhe urgjenca e emërimit të një kryeministri të ri.

Papa Françesku: Rlindja e kësaj kishe, ripëritje e Kishës në Francë

“Rilindja e kësaj Kishe të admirueshme le të jetë një shenjë profetike e ripërtëritjes së Kishës në Francë. Unë i ftoj të gjithë të pagëzuarit që do të hyjnë me gëzim në këtë Katedrale të ndiejnë krenarinë e ligjshme dhe të rimarrin trashëgiminë e tyre të besimit”.

Kështu u shpreh Papa Françesku në një mesazh dërguar kryepeshkopit të Parisit, Imzot Laurent Ulrich, me rastin e rihapjes së Katedrales ‘Notre-Dame’. Mesazhi u lexua nga Nunci Apostolik në Francë, Imzot Celestino Migliore.

“Ne të gjithë ende e kujtojmë zjarrin e tmerrshëm që pesë vjet më parë dëmtoi rëndë ndërtesën. Zemrat tona u fundosën duke rrezikuar të shohim të zhduket një vepër besimi dhe arkitekturë e krishterë, një dëshmitar shekullor i historisë suaj. Sot, trishtimi dhe zia i lënë vendin gëzimit, festës dhe lavdërimit të të gjithë atyre, veçanërisht zjarrfikësve, që punuan me guxim për të shpëtuar këtë monument historik nga rrënimi, për bujarinë e madhe ndërkombëtare që kontribuoi në restaurim”, u shpreh Papa Françesku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë