Katedralja e Parisit, Notre-Dame do inaugurohet sot pas 5 vitesh rindërtimi dhe restaurimi pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Rihapja këtë fundjavë e Katedrales Notre-Dame do të përfshijë një sërë ceremonish për t’i dhënë frymë katedrales ikonike dhe për të festuar rimëkëmbjen nga zjarri shkatërrues në 2019.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim përpara katedrales, ndërsa Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich më pas do të drejtojë shërbimin e parë të plotë brenda Notre-Dame.
Mbrëmja do të përfundojë me një koncert televiziv me muzikë nga pianisti kinez Lang Lang, këngëtarja e operës afrikano-jugore Pretty Yende.
Princi Ëilliam i Britanisë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i janë bashkuar listës së të ftuarve VIP, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes të shtunën. Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të marrë pjesë gjithashtu.
Të dielën, mesha e parë me 170 peshkopë dhe më shumë se 100 priftërinj të Parisit do të zhvillohet në orën 10:30 me orën lokale, e ndjekur nga një shërbim i dytë në mbrëmje në orën 18:30, i cili do të jetë i hapur për publikun.
Rreth 2,500 bileta për meshën publike u rezervuan brenda pak orësh kur u vunë në dispozicion të martën përmes aplikacionit telefonik të katedrales.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.