Nga Gazeta 'Si'- Sipas zyrtarëve ukrainas, numri i ushtarëve rusë që vdesin në një ditë të vetme në luftën kundër Ukrainës ka tejkaluar 2000 për herë të parë.
Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetin social ‘X’, Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se 2.030 personel ushtarak vdiqën brenda 24 orëve deri të premten.
Shifrat nuk janë verifikuar, por analistët vlerësojnë se afërsisht 1600 ushtarë rusë po vdesin në betejë çdo ditë.
For the first time, russian daily personnel losses exceed 2,000 soldiers.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 29, 2024
We make the occupiers pay the highest price for their terror. pic.twitter.com/ImqZhtyA6J
Analisti estonez Artur Rehi tha dje: "Rusia është kthyer në një vend që sjell vdekje, duke shkatërruar Ukrainën dhe duke gllabëruar veten nga brenda."
Raportet thonë se rekrutët e rinj rusë po dërgohen në Ukrainë pa u trajnuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.