Bota

‘Duhet të forcojmë ushtrinë’, Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur

Nga Gazeta 'Si'- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur me tone pesimiste për faktin se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë dhe si rrjedhojë Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj për të zmbrapsur çdo agresor.

“Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, parashikimet e mia janë se çdo gjë që po ndodh do të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Çdo deklaratë nga cilado anë të paktën nuk është shtensionuese”, tha Presidenti i Serbisë për televizionin serb TV Pink.

Vuçiç iu referua gjithashtu edhe situatës në Serbi dhe gatishmërisë së vendit për një situatë lufte: “Raporti i parë që kam marrë nga kompanitë tona publike, por edhe raportet e përgjithshme nga ushtria jonë në lidhje me strehimoret dhe sa njerëz mund të kemi në çdo kohë në strehimore që mund të përballen me një sulm bërthamor apo atomik, është shkatërrues dhe ne do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë gjëra të mëdha”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë