Nga Gazeta 'Si'- Disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah, edhe Hamasi ka shprehur gatishmërinë për ndaljen e luftimeve në Gaza me shtetin hebre.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare brenda grupit palestinez, i cili shprehet se është gati për armëpushim.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës, pasi të dy palët pranuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Marrëveshja ofron një mundësi për t’i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar mijëra të vrarë që nga rindezja e luftimeve pas fillimit të luftës në Gazë një vit më parë.
Qeveria izraelite votoi 10-1 në favor të këtij armëpushimi, teksa kryeministri Netanjahu deklaroi se ajo do të qëndrojë në fuqi, në varësi të sjelljes së Hezbollahut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.