Bota

Greqia kërkon të forcojë mbrojtjen, 2 miliardë dollarë për “Iron Dome”

Nga Gazeta ‘Si’- Greqia raportohet të ketë nisur negociatat me Izraelin për blerjen e një sistemi mbrojtje kundërajrore, i quajt ndryshe dhe “Iron Dome”

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, që i referohet burimeve ushtarake greke të cilat theksojnë se kupola anti-drone, e ngjashme me atë që përdor tashmë Izraeli në konfliktin në Gaza dhe Liban, është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të modernizuar forcat e armatosura greke.

Më herët, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias zhvilloi një takim me dyer të mbyllura në parlament ku paraqiti një plan 10 vjeçar për ristrukturimin e forcave ushtarake greke me vlerë disa miliarda dollarë.

“Të arrijmë një tavan, këtë e kam thënë publikisht, nuk është sekret ushtarak, me 200 avionë të gjeneratës se 4 dhe të 5. Do me thënë kur të blejmë Viper-at modernë, Rafalët  dhe F-35. Kjo do të na mundësojë shkallëzim ekonomik, duke çliruar burimet njerëzore në mënyrë që të mund të mbajmë një Forcë Ajrore, më të fuqishmen që kemi pasur ndonjëherë”, tha Nikos Dendias.

Struktura e re e Forcave Ushtarake  aspiron të mbështetet me kalimin e kohës nga industria vendase e mbrojtjes dhe e ndërtimit të anijeve, e cila do të ketë në dispozicion fonde prej 6-7 miliardë eurosh për të marrë pjesë në zbatimin e programeve të reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë