Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se që nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, të cilat u zhvilluan më 5 nëntor, ka folur 3 herë në telefon me republikanin Donald Trump, i cili u zgjodh për të dytën herë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“Në ditët e fundit kam folur tre herë me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Ishin biseda të bukura dhe shumë të rëndësishme. Bisedimet synonin forcimin e mëtejshëm të aleancës së fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara. Ne e shohim kërcënimin iranian ballë për ballë në, të gjithë përbërësit e tij dhe rrezikun që ai sjell”,- tha Netanyahu përmes një videoje.
Analistët besojnë se Netanyahu kishte shpresuar në kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, duke ditur miqësinë e kamotshme personale mes tyre, si dhe duke e parë qëndrimin e ish-presidentit karshi armikut të përbetuar të Izraelit, Iranit.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të pritet nga presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të martën e ardhshme (12 Nëntor 2024). Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentit izraelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.