Bota

Nikki Haley dhe Mike Pompeo jashtë, Donald Trump nuk i fton në administratën e re

Nga Gazeta 'Si'- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha se Nikki Haley, ish-garueses për president në primaret e Republikanëve dhe ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, nuk do t'u kërkohet të bashkohen me administratën e tij.

Njoftimin Trump e bëri në rrjetet sociale duke u vlerësuar punën e mëparshme dhe falenderuar për shërbimin e tyre ndaj vendit.

Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, e cila shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara nën drejtimin e Trump, e mbështeti manjatin amerikan për president, pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”.

“Isha krenare që punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën.

“I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerikë më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ajo.

Ndërsa ish-Sekretari i Shtetit Pompeo, ishte përmendur në disa raporte mediatike si një sekretar i mundshëm i mbrojtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë