Bota

Breshëri raketash mbi Liban, Izraeli vret 40 persona, Qassem kërkon negociata indirekte

Nga Gazeta 'Si'- Libani ka përjetuar një nga tragjeditë më të mëdha që nga koha kur Izraeli filloi sulmet kundër Hezbollahut.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Liban u vranë 40 persona rreth qytetit lindor të Baalbek në Luginën Bekaa. Mëngjesin e së enjtes mjegulla e raketave izraelite u shfaq përsëri në periferitë jugore të Bejrutit. Nga sulmet kanë mbetur të plagosur 53 persona.

Ushtria izraelite urdhëroi banorët në periferitë jugore të evakuojnë disa vende të mërkurën. Pasuan dy valë bombardimesh, një të mërkurën vonë dhe një tjetër herët të enjten.

“Isha ulur në dyqan dhe isha gati ta mbyllja dhe të largohesha për të bërë disa punë, pashë një flakë që shpërtheu në fytyrën time dhe më hodhi tutje. Kështu ndodhi, e gjitha është e dëmtuar. Nuk ndjeva asgjë. Një makinë u godit këtu dhe ajo fluturoi në ajër dhe goditi një makinë tjetër”, tha Abdo Irani, banor libanez.

Nuk ishte e qartë nëse sulmi kishte në shënjestër një anëtar të Hezbollahut. Nuk kishte asnjë paralajmërim evakuimi përpara sulmit ajror, citon Reuters. Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, tha të mërkurën tha se mund të kishte një rrugë drejt negociatave indirekte nëse Izraeli ndalonte sulmet e tij. “Kur armiku vendos të ndalojë agresionin, ka një rrugë për negociata që ne e kemi përcaktuar qartë – negociata indirekte përmes shtetit libanez dhe kryetarit (të parlamentit) Nabih Berri”, tha Qassem.

Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr për më shumë se një vit paralelisht me luftën në Gaza, por luftimet janë përshkallëzuar që nga fundi i shtatorit, me trupat izraelite që intensifikuan bombardimet në jug dhe lindje të Libanit dhe duke bërë inkursione tokësore në fshatrat kufitare.

Izraeli ka goditur vazhdimisht bastionet e grupit të armatosur libanez Hezbollah në periferitë jugore të kryeqytetit Bejrut


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë