Nga Gazeta ‘Si’- Pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, Emmanuel Macron beson se Europa duhet të hyjë në një epokë të re përsa i përket mbrojtjes.
Përpara liderëve europianë në Budapest, Macron deklaroi se Europa duhet të mbrojë pavarësinë e saj të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe interesat e saj mbi ato të rivalëve gjeopolitikë.
“Ne duhet të jemi të përgatitur. Ne duhet të shkruajmë historinë, kemi sisteme të sofistikuara mbrojtëse, kemi sisteme teknologjike. Nëse jemi të vetëdijshëm për atë që jemi, ne jemi një fuqi e madhe, asnjë treg nuk është i bashkuar si vlerat tona. Nëse zgjohemi, do të mbrojmë interesat tona, interesat europiane”, tha kreu i Elizesë para liderëve europianë.
Në hapjen e samitit europian në Budapest, Macron theksoi se ky është një moment vendimtar për europianët.
“Ky moment është ai ku ne vendosim të veprojmë, të mbrojmë njëkohësisht interesat tona kombëtare dhe evropiane, të besojmë në sovranitetin dhe autonominë tonë strategjike. Europianët nuk duhet të delegojnë sigurinë e tyre në përjetësi tek amerikanët”, deklaroi gjithashtu Emmanuel Macron.
“Në thelb, pyetja që na shtrohet është, a duam të lexojmë historinë e shkruar nga të tjerët?”, pyeti presidenti francez gjatë takimit të Komunitetit Politik Europian (EPC) që po mbahet në Budapest.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.