Gazeta Si – Të dielën, ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales pësoi një atentat me armë zjarri, ku shpëtoi për mrekulli.
Makina me të cilën po udhëtonte, u sulmua me armë zjarri dhe Morales publikoi një video në profilin e tij në rrjetet sociale që tregon momentin e sulmit.
Në video mund të shihet xhami i përparmë i makinës me të paktën dy vrima plumbash dhe dëgjohen zhurmat e të shtënave.
Morales tha se katër burra me kapuç rrethuan makinën e tij, ndërsa ai po kalonte një kazermë ushtarake në një rrugë që lidh qytetin e Villa Tunari me Shinahota, në departamentin Cochabambas, në qendër të vendit.
Intentan matar a Evo Morales, ex presidente de Bolivia y presidente del MAS IPSP.
— Evaliz Morales Alvarado (@evaliz_morales) October 27, 2024
Grupos irregulares, paraestatales legitimados por el gobierno de Luis Arce quieren matar a @evoespueblo.@CIDH @RELE_CIDH pic.twitter.com/jId2lQlS4I
Ish-presidenti ishte rrugës për në stacionin radiofonik të departamentit Cochabamba, ku ai pret një program javor.
Morales fajësoi për sulmin presidentin aktual të vendit, Luis Arce, i cili deri një vit më parë ishte pjesë e partisë së tij, e krahut të majtë Movimiento al Socialismo (Mas).
Morales tha se në makinën e tij janë qëlluar gjithsej 14 plumba: ai ka mbetur i padëmtuar, ndërsa shoferi ka mbetur i plagosur në kokë dhe në krah. Luis Arce nuk komentoi mbi akuzat, por tha se do të hapej një hetim.
Morales ishte presidenti i parë indigjen i vendit dhe qëndroi në detyrë nga viti 2006 deri në vitin 2019, kur në fund të një krize të rëndë politike dhe sociale, në të cilën u akuzua për mashtrim zgjedhor, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të largohej nga Bolivia.
Zgjedhjet e tetorit 2020 u fituan nga partia e tij dhe Luis Arce, i cili kishte qenë ministër i Financave në qeverinë e tij, u zgjodh president.
Në nëntor 2020, Morales u kthye në Bolivi dhe në vitin 2023 tha se donte të kandidonte përsëri në zgjedhjet e 2025-ës. Që atëherë, një konflikt i fortë politik ka shpërthyer midis Morales dhe Arce.
Sipas qeverisë, Morales ka arritur tashmë limitin e dy mandateve si president të vendosur në vitin 2023 nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që sipas ish-presidentit, Kushtetuta nuk e pengon atë të kandidojë sërish duke qenë se dy mandatet janë konsumuar në mënyrë të njëpasnjëshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.