Shtëpia e Bardhë thotë se e kupton që Izraeli po kryen sulmet në Iran si një “ushtrim vetëmbrojtjeje”.
“Ne e kuptojmë se Izraeli po kryen sulme kundër objektivave ushtarake në Iran si një ushtrim vetëmbrojtjeje dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për CBS.
Disa shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Iranit, Teheran dhe në qytetin e afërt Karaj herët të shtunën, thanë media zyrtare iraniane, duke shtuar se shkaku ishte i panjohur.
Televizioni shtetëror i Iranit tha se disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth kryeqytetit, por nuk kishte asnjë koment zyrtar në lidhje me burimin e shpërthimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.