Gazeta Si – Një sulm goditi selinë e kompanisë turke të Hapësirës Ajrore dhe të Mbrojtjes, “Tusas” pasditen e kësaj të mërkurë, rreth orës 16:00 me orën lokale, 50 kilometra nga kryeqyteti Ankara. Bilanci i parë është 5 të vdekur dhe 22 të plagosur.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, foli për një sulm terrorist pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Dy terroristë u neutralizuan në sulmin terrorist në objektet e TAI Kahramankazan. Fatkeqësisht, kemi tre dëshmorë dhe 14 të plagosur në sulm”, shkruan Yerlikaya në postimin e saj të fundit X.
Televizioni “HaberTurk”, tha se një shpërthim mund të jetë shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.
Media të tjera raportuan të shtëna me armë pas shpërthimit. Forcat e sigurisë, ambulancat dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje, njoftoi televizioni NTV.
Punonjësit e kompanisë u dërguan në një zonë të sigurt, tha më tej HaberTurk.
Pamjet e para nga kamerat e “CCTV” të publikuara në “X”, tregojnë një burrë dhe një grua të armatosur me fytyrat e tyre të zbuluara në veprim. Mbi supe, të dy mbanin çanta të mëdha të shpinës.
Sipas mediave turke ka pengje, por ky është një lajm i pakonfirmuar. Sipas CNN Turk, i cili transmetoi pamjet nga kamerat e qarkut të mbyllur, sulmi u krye nga “tre terroristë”, të cilët pasi arritën në portën e sigurisë së strukturës, hodhën në erë një automjet”, duke krijuar një hapësirë dhe “duke hyrë në strukturë”, ku filloi një konflikt i armatosur”. Përplasja mes sulmuesve dhe policisë do të vijonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.