Politike

E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane takon Dumanin: SPAK duhet mbështetur, arritje në luftën kundër korrupsionit

Nga Gazeta 'Si' - E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua për rreth 1 orë me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani dhe vlerësoi arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

VanHorn vlerëson punën e SPAK, ndërsa bën thirrje se ky institucion duhet mbështetur nga policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet

"E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE", - thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.

Ambasada Amerikane ka luajtur një rol të rëndësishëm në reformat në drejtësi dhe SPAK konsiderohet si një institucion kyç në zbatimin e këtyre reformave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë