Politike

Deputetja e PD hodhi benzinë apo aromatizues? Policia shkencore shkon në Kuvend për të kryer hetimet

Nga Gazeta 'Si'- Pas përfundimit të mosbindjes civile të opozitës, policia shkencore ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Grupi i ekspertëve janë futur brenda sallës së parlamentit për të kryer hetime lidhur me materialin e lëngshëm që u hodh nga deputetja e PD-së, Elda Hoti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pretenduar se demokratja u hodhi deputetëve socialistë benzinë, duke akuzuar Elda Hotin se rrezikoi jetën e tyre.

Por, ligjvënësja e PD-së deklaroi se ishte aromatizues duke shtuar “Le ta hetojë SPAK”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë