Politike

’Kanosën me armë deputetët’ / Grupi i PD njofton kallëzimin penal për Spiropalin, Hoxhën dhe drejtuesit e policisë

Nga Gazeta ‘Si’-  Pas protestës së ditës së sotme në Kuvend, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një kallëzim në Spak. 

PD njofton se kanë kallëzuar Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin, Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocajn si dhe disa punonjës të paidentifikuar policie me akuzën se u futën persona ta armatosur në Kuvend dhe kanosën me armë deputetët.

Gazment Bardhi denoncoi përmes një video një moment i cili sipas tij tregon një efektiv policie i ka nxjerrë armën deputetit Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

“Policë të armatosur kanë hyrë në kuvend, i kanë drejtuar armën deputetëve dhe i kanë qëlluar. Asnjë herë në kuvend nuk kanë hyrë forca speciale për të goditur deputetë. Kjo është fytyra e një krimineli në krye të policisë së shtetit. Kujtojnë se do të trembin deputetët”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë