Politike

PS i kërkon KQZ-së të përfshijë edhe Tiranën në votimin elektronik: S’lë hapësira për kontestimin e rezultatit

Nga Gazeta 'SI'- Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me votimin elektronik, ku i ka kërkuar që përveç Durrësit dhe Elbasanit të përfshihet edhe Tirana, si qarku më i madhe.

“Tirana, si qarku më i madh në Shqipëri prodhon një numër të konsiderueshëm mandatesh (37 mandate në listat shumëemërore të hapura). Nisur nga ky fakt, fleta e votimit do të administrohej me vështirësi nga votusit dhe do të krijonte pengesa objektive, duke krijuar konfuzion në procesin e votimit”, thuhet ne shkrese.

PS argumenton se votimi elektronik do të sillte lehtësira jo vetëm në procesin e votimit por dhe në shpalljen e rezultatit përfundimtar, i cili në këtë rast do të konsiderohet i drejtë dhe pa pretendime për pavlefshmëri që rrjedhin nga numërimi i votave.

“Nëse nga ana juaj shihet e pamundur përfshirja e tre qarqeve në votimin elektronik, për shkak të kohës që keni në dispozicion deri në dekretimin e dates së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, ju propozojmë që të miratoni si qark të vetëm, qarkun Tiranë, ku do të zhvillohet votimi elektronik”, thuhet ne dokument, duke theksuar se “Në rast pamundësie të përfshirjes së tre qarqeve, kërkojmë që zhvillimi elektronik të zhvillohet në qarkun e Tiranës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë