Politike

Merr fund ‘izolimi’ ndërkombëtar i PD? Diplomatja britanike zhvillon takim në selinë blu

Nga Gazeta 'Si'- Për herë të parë, pas kaq kohësh që kur Britania shpalli non-grata Sali Berishën, është zhvilluar një takim mes palës britanike dhe zyrtarëve të PD.

Gjatë takimit të diplomates Shakira Birtewhistle dhe përfaqësuesve të PD u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes dy palëve, gjë që la të kuptohet se ‘izolimi ndërkombëtar’ i PD mbaroi pas marjes së vulës nga gjykata.

Diplomatja Shakira Birtëhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë, u takua në selinë e Partisë Demokratike me Drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe Drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.

"Kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese.

Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike. thanë zyrtarët e PD.

Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë