Politike

Delegacioni i Bashkimit Europian: E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale

Nga Gazeta 'Si'- Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar pas çeljes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në bllok.

"Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!

Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.

E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale. I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE", tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë