Politike

Konferenca ndërqeveritare / Varhelyi përgëzon Shqipërinë: Përmbushi reformat e kërkuara

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.

Ndërsa ka ndarë disa foto nga Luksemburgu, ai shkruan se Shqipëria ka përmbushur reformat dhe e përgëzon për punën e përkushtuar.

“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë