Politike

Rama: Dy protesta ka pasur Shqipëria sa jam unë kryeministër, të tjerat shfaqje politike për pushtet

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestat e opozitës “manifestime politike për interesa të pushtetit."

 Ai u shpreh se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz,ku veçoi protestën kundër armëve kimike dhe atë të studentëve.

Sipas Ramës protestat e tjera janë vetëm janë organizime partish.

"Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta, sa kohë jam unë këtu, të tjerat nuk janë protesta, janë shfaqje manifestime politike, për interesa për pushtet, nuk janë qytetare.

Janë protesta partie, ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë edhe ne kur ishim në opozitë, por nuk janë qytetare, janë organizime partie, mbledhin njerëz. Sipas sensit që njerëzit kanë të nuhatjes së tyre, jemi më afër jemi më larg të mundësisë së marrjes së pushtetit përmes fitores, vijnë më shumë, vijnë më pak dhe po gjithmonë i sjellin ca njerëz. Dy protesta mbaj mend unë, ajo e armëve kimike sapo kam filluar dhe protesta e studentëve.Kishte ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje, kishte elektrizim që shtonte me minuta dhe jo me orë numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarëve, pavarësisht elementëve brenda.

Një element i protestës së studentëve ishte se jashtë nxori menjëherë forcat politike, si trup i huaj", deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë