Gazeta Si - Ashtu siç njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së kryeministri Rama këtë të premte, në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë.
Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg. Pak ditë nga mbajtja e konferencës, janë publikuar dhe kapitujt, të cilët do të hapen.
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 Korrik 2022,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.