Politike

Erdogan i kërkon Ramës “vazhdimin e luftës kundër FETO-s” dhe t’i bëjë presion Izraelit

Nga Gazeta ‘Si’ - Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, pasi nënshkruan marrëveshjet mes dy vendeve, dolën me një deklaratë të përbashkët.

Fillimisht, Erdogan theksoi se po vijojnë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë. Marrëdhëniet tona shtrihen përtej një shekulli. Sot, e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit të përcaktuara më parë. Konfirmuam vullnetin për të avancuar bashkëpunimin tonë me 3 marrëveshjet e nënshkruara. Vijojmë përpjektet për të rritur vëllimin tregtar”, tha Erdogan.

Më pas, Erdogan vuri theksin te lufta ndaj FETO-s dhe presioni ndaj Izraelit.

“Diskutuam edhe luftën e përbashkët kundër organizatës terroriste FETO. Shpresoj ta vazhdojmë këtë luftë në mënyrë efektive me vendimet që kemi marrë sot. Ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për të vendosur paqe. Mizoritë e Izraelit ishin një ndër pikat e diskutimet. Agresionet e qeverisë Netanyahu janë bërë kërcënim për rendin global. Gjenocidi në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Prandaj ne duhet të ofrojmë ndihma humanitare dhe të bëjmë presion ndaj Izraelit. Unë besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj".

Në fund, Erdogan foli edhe për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

"Përsëri sot me mikun tim të dashur Ramën do të hapim xhaminë e Namazgjasë, e cila është dhuratë e popullit turk për motrat e vëllezërit myslimanë në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në xhaminë më të madhe në Ballkan. Do të jetë një vend adhurimi ku do të mbizotëroja paqja, me këto mendime dua të falënderoj miqtë tanë veçanërisht për Ramën”, deklaroi ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se kanë rënë dakord që të bëhen më shumë investime të drejtëpërdrejta në turizëm.

Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë I vyer.

Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak.

Mandej Rama e falenderoi Erdoganin edhe për dronët kamikazë që Turqia i ka dhuruar Shqipërisë

“Dhurata nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do të godasë Shqipëria, por është një dhuratë që përmban brenda një mesazh shumë të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme ”, tha Rama në deklaratën e përbashkët për mediat me presidentin turk.

Rama zbuloi edhe bisedën kokë më kokë me presidentin turk Erdogan lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Kreu i qeverisë theksoi se “unë kisha vërejtje për projektin”, por shtoi Rama duke iu drejtuar Erdogan “më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, dhe xhaminë dua të vij ta hap me ty”.

Rama theksoi se “Namazgjaja”, e cila do inaugurohet nga presidenti Erdogan, do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne.

“Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe i nderuar, të gjitha ikin por shtëpitë e besimit, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen”, iu drejtua Rama presidentit turk.

Edi Rama: “Pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi për ju, tani fillon një pjesë tjetër që do të jetë gëzim i posaçëm, jo vetëm që ishit zëri i komunitetit mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjete për ndërtimin e xhamisë, por në çdo rast që jemi takuar ke qenë i vëmendshëm, për këtë parë këtë ditë të sotme.

Ju në Turqi keni xhami të bukura, por ajo xhami që do të shikoni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë