Nga Gazeta ‘Si’- Pas mbarimit të ceremonisë zyrtare të pritjes në oborrin e Presidencës, presidenti turk Erdogan dhe homologu Bajram Begaj u drejtuan për në zyrën e këtij të fundit.
Ndërsa mediat jashtë u lejuan që të marrin pamje vetëm nga momenti i ceremonisë, në një video të postuar në Twitter nga presidenti turk, dëgjohet Begaj i cili ‘i qahet’ Erdoganit për zyrat e vogla dhe kërkon ndihmën e tij për të bërë një tjetër ndërtesë, më të madhe.
Në videon e siguruar nga Gazetasi.al. vërehet presidenti shqiptar i cili i drejtohet përkthyesit të Erdogan:
“ Zyrat janë shumë të vogla... po nja 600 metra katrorë. Po i them Erdit, që kemi nevojë për të, për të bërë një ndërtesë tjetër”, tha Begaj duke qeshur ndërkohë që ishte drejtuar nga presidenti turk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.