Politike

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Sterizilimi shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

Nga Gazeta 'Si'- Debatet e ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës kanë shqetësuar deputetin e PS, Erion Braçe në zyrën ngjitur.

Në një moment, Braçe është futur në mbledhje dhe i ka kërkuar Albana Vokshit të ulë zërin.

Sapo ai është futur, Vokshi i është drejtuar duke i thënë se çfarë kërkon aty, dhe duke i bërë me shenjë që të mbyllë gojën.

Braçe i është kthyer duke i thënë që shenjë për mbylljen e gojës të ia bëjë atij që ka në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Braçe: Hec thuaji atij që ke në shtëpi, kur flet me mua mendo një çik

Vokshi: Hec mor Erion

Braçe: Hec er dreq aty, fytyrë e keqe

Vokshi: Ti për ça ke ardhur?

Braçe: E kam zyrën këtu matanë dhe po të dëgjoj ty


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë