Politike

PD i bie tavolinave te ‘Sterilizimi’, deputetët e PS largohen. ‘Opozitë rrugaçe’. Vokshi sherr me Ndrecën: Pse nuk dole në protestë o cub?

Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pas protestës kombëtare, deputetët e opozitës kanë bojkotuar sërish Komisionet Parlamentare përpos atij Hetimor për çështjen e Sterizilimit dhe Check-up në Shëndetësi.

Sakaq në këtë komision mbledhja ka nisur me debate të ashpra mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke thënë se tentuan të nisin mbledhjen pa ta dhe se Garda tentoi t’i bllokonte dhe të mos i lejonte që të futeshin brenda. Ndreca iu kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk ka asnjë kompetencë që të thërras gardën që të ndalojë deputetët që të hyjnë në seancë.

Ndërkohë, deputetët e PD nuk e kanë lejuar Plarent Ndrecën që të vijojë fjalimin dhe kanë nisur që të përplasin në tavolina kartonat me emrat e tyre.

Edhe pse deputetët socialistë u larguan nga salla, demokratët vijuan punën të vetëm.

“Frikacakë, kishit bërë plan ta bënit mbledhjen vetëm, por iu prish plani”, u tha deputetja e PD, Ina Zhupa socialistëve teksa largoheshin

Pjesë nga debati mes Vokshit dhe Ndrecës

Vokshi: Kërkoni të uzurponi drejtimin, ne jemi këtu përfaqësues të atyre të sëmurëve që sot nuk marrin dot mjekim te onkologjiku. Mos provokoni me gardën te dera e kuvendit, që pengonte deputetët.

Ndreca: Nëse doni ta bëni mbledhje të kryesisë së PD kjo është çështje tjetër, nëse doni mbledhje komisioni pa i hequr fjalën askujt, me qetësi… ankoheni për diktuarën dhe bëni diktatorin vetë

Vokshi: Nuk na e tregon ti

Ndreca: Ua tregoj që ç’ke më të… Edhe një here zonja kryetare, s’ka sens, bëri konferencë për shtyp dhe nuk më lejon të flas… Po pse klithni mo? Ti nuk duhet të jesh aty se e je e dënuar

Zhupa: Pse? Më dënove ti?

Ndreca: Do të marrësh dhe fjalën me dhunë

Vokshi: I takon

Ndreca: Jo më takon mua. Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison

Vokshi: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo?

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë!

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti t'i bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge

Ndreca: Është shqipe e pastër

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën

Ndreca: Nuk zgjidhet me dhunë, o molotovi o kushtetuta

Vokshi: Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi? Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë