Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Rama u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve edhe sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal.
Bashkia e Shijakut mori vlerësimet nga Rama ndërsa nga ana tjetër pati kritika për bashkinë e Kamzës, duke iu drejtuar në veçanti kryebashkiakut Rakip Suli, të cilit i tha se bën shumë punë të mira, por Shijakun nuk e arrin dot sa i takon kësaj pike.
Të paktën luftoni për vendin e dytë, iu drejtua Rama kryebashkiakëve.
"Kemi bërë gjithë ato shkëmbime, kur bëmë takimin e Shkodrës. Tani kemi shtruar rrugën për aksesin e legalizimeve, në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të behet shumë më i lehtë, shumë më pak i penguar nga ngarkesa e Kadastrës.
Ça presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces? S’dua të bej pasqyrë shifrash se dhe këtu është e njëjta gjë. S’dua të përmend emra. Një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë, ka një nga nivelet më të ulëta të rezultatit. Ndërkohë, bashkia më e suksesshme pa diskutim me tërmetin, Shijaku, është model për procesin e legalizimit. S’po them ta arrini Shijakun, se nuk e arrini! Rakip t'i bën shumë gjëra po Shijakun nuk e arrin dot.
Nuk e di ça ndodh në Shijak që ka një shpejtësi dhe paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentit të kujtdo personit, unë besoj është kontakti i drejtpërdrejtë me çdo lloj banori në çdo cep të Shijakut. Për t’iu afruar deri në pikën që të luftoni për vendin e dytë, mund ta bëni këtë gjë. S’ka justifikim, te legalizimit duhet shumë fokus", tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.