Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë sot mandatin e deputetit, Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend, Ervin Salianjit.
Pas dënimit me 1 vit burg të Salianjit për kallëzim të rremë, do të plotësohet edhe vakanca e krijuar në Kuvend.
Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, mandati i Salianjit i takon Andrea Manos, i cili mori 5465 vota.
Dënimi i Salianjit për dosjen Babale u bë shkas që opozita të nisë aksionin parlamentar me djegie karrigesh, por edhe për mbajtjen e protestës pasditen e 7 tetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




