Politike

Protesta e opozitës/ Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni demonstratën

Gazeta Si - Ambasada amerikane në Tiranë, pralajmëron qytetarët e saj për protestën që pritet të mbahen pasditen e kësaj të hëne. Në njoftimin zyrtar, ambasada amerikane thekson se një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor.

“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Kryeministrisë në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, e cila ndër të tjera u kërkon qytetarëve të saj në Tiranë, të shmangin vendgrumbullin e prostuesve.

"Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Mbani një profil të ulët", - vijon njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë