Bota

Forcat izraelite sulmojnë selinë qendrore të Hezbollahut në Berjut, nuk dihet fati i liderit Nasralla

Nga Gazeta 'Si'- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit(IDF) pohuan se kanë sulmuar “selinë qendrore” të Hezbollahut në Bejrut.

Sulmi ka ndodhur në godinën në të cilën dyshohet se ndodhej lideri i Hezbollahut Nasralla, por ende nuk dihet fati i tij.

Netanjahu u tha gazetarëve se ka dhënë urdhër ta ekzekutojnë liderin e Hezbollahut pak minuta se sulmi të ndodhte në Bejrut.

Të paktën dy persona u vranë dhe 76 u plagosën në sulmin e Izraelit të premten në Bejrut, sipas një numri fillestar të ndarë nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.

“Heqja e rrënojave po vazhdon mes pritshmërive se numri mund të rritet”, shtoi ministria në një deklaratë.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se selia ishte ndërtuar qëllimisht nën ndërtesa banimi “si pjesë e strategjisë së Hezbollahut për të përdorur popullin libanez si mburoja njerëzore”.

Izraeli thotë se synon të heqë kërcënimin e Hezbollahut dhe t’i kthejë njerëzit e zhvendosur në Izraelin verior. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, thotë se po vepron në solidaritet me palestinezët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë