Bota

Në kulmin e tensionit, Trump dhe Zelensky do të takohen sot në Nju Jork

Nga Gazeta 'Si'- Vetëm 24 orë pasi e akuzoi se refuzon të bëjë një marrëveshje për paqen me Rusinë, dhe e cilësoi si “biznesmenin më të mirë në planet”, që sa herë shkon në Amerikë ia del të largohet prej andej me 60 milionë dollarë, Donald Trump ka njoftuar se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Takimi do të ndodhë në kulmin e tensionit publik mes të dyve, ndërsa Trump është shprehur se ka qenë Zelensky ai që e kërkoi takimin, pasi ndodhet në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi vjen po ashtu më pak se një ditë nga takimi i Zelenskyt me zv/presidenten Kamala Harris, kundërshtaren demokrate të Trump, ku shprehu edhe mbështetjen e saj të pakushtëzuar për të.

Ballafaqimi Trump-Zelensky është planifikuar për t’u zhvilluar në orën 9:45 të mëngjesit me orën lindore në Trump Tower në Nju Jork.

"Unë mendoj se do të jem në gjendje të arrij një marrëveshje midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky, shumë shpejt", tha Trump teksa njoftoi takimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë