Bota

Sulm me thikë në Holandë, një i vdekur dhe dy të plagosur. Dëshmitarët: Autori bërtiste ‘Allahu akbar’

Gazeta Si - Një person mbeti i vrarë dhe dy u plagosën rëndë nga një goditje me thikë në këmbët e urës Erasmus në Roterdam. 

Kështu ka raportuar policia e qytetit holandez, siç raporton gazeta “De Telegraaf”. I dyshuari u arrestua dhe ishte në mesin e dy të lënduarve, të cilët u dërguan në spital.

Dëshmitarët në skenën e sulmit thonë se i arrestuari ishte “qartë që synonte të shkaktonte shumë viktima”.

Sipas mediave, me sa duket kishte me vete dy thika të mëdha. Ndërsa sipas dëshmitarëve, burri goditi me thikë dikë që ndodhej aty, teksa bërtiste “Allah Akbar” (“Zoti është i madh”).

Zëdhënësi i policisë, Wessel Stolle, tha se kanë nisur hetimet dhe se ata po shqyrtonin "çdo skenar të mundshëm".

Fraza e thënë nga i dyshuarugjatë sulmit po shqyrtohet nga hetuesit si "pjesë e hetimit", shtoi ai, siç raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Një instruktor fitnesi, i cili po mbante një orë mësimi pranë urës Erasmus ku ndodhi sulmi, tha se ai arriti ta rrëzonte agresorin, duke e lënë pa ndjenja, pasi e goditi me dy shkopinj.

Në atë moment kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë për ta bllokuar, derisa ka mbërritur policia. “Pashë një burrë me dy thika të gjata duke goditur një të ri”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë