Bota

SHBA 2024, Trump: Kërcënimi për demokracinë është Kamala Harris, jo unë

Gazeta Si - “E vërteta është se kërcënimi për demokracinë nuk jam unë, por Kamala Harris dhe demokratët”.

Donald Trump e tha këtë gjatë një mitingu në Uniondale, Long Island (Nju Jork), në funksion të zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës në SHBA: “Mjaft me gënjeshtra, mjaft me mashtrimet gjyqësore, mjaft thonë se do ta transformoj këtë vend në një diktaturë”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, sipas një sondazhi të “Fox News”, zëvendëspresidentja Kamala Harris është përpara me dy pikë: 50% kundër 48% Trump. Është hera e parë që Harris e ka arritur këtë përqindje.

Republikanët “janë konservatorë, por mbi të gjitha ne jemi partia e sensit të shëndoshë”, deklaroi ish-presidenti. “Është koha për të punuar së bashku për popullin amerikan”.

Nuk mungoi edhe një sulm tjetër ndaj presidentit aktual amerikan. “Joe Biden po punon me Iranin që hakoi fushatën time”, tha ish-presidenti.

“Kamala, je pushuar nga puna!”. Gjatë mitingut në Uniondale, miliarderi përsëriti sloganin e “reality shoë”-t kushtuar atij, “The Apprentice”, për të sulmuar kundërshtaren e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Kamala, je pushuar nga puna”, tha ai duke e vlerësuar emisionin e tij televiziv. “Ne do të shpëtojmë shtetin e madh të Nju Jorkut”, bërtiti Trump më pas triumfalisht.

"Nëse votoni për mua, unë do të ul taksat, krimin dhe nivelet tuaja të stresit. Unë kërkoj nga populli i shtetit të Nju Jorkut të votojë për mua, çfarë dreqin keni për të humbur me nivelet rekord të krimit dhe pushtimin e emigrantëve në rrugë?".

Donald Trump njoftoi gjithashtu se ai do ta bëjë Ground Zero një "monument kombëtar".

Vendi i sulmeve të 11 shtatorit aktualisht quhet "Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit", kështu që është e paqartë se cili është ndryshimi midis përkufizimit aktual dhe atij të propozuar nga kandidati republikan.

“Unë do ta bëj zyrtarisht vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë një monument kombëtar, në mënyrë që kujtimi i atyre që vdiqën atje të ruhet përgjithmonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë